Real Madridi shumë shpejt do të nisë rinovimin e stadiumit Santiago Bernabeu.
Real Madridi kishte kohë që projektonte një stadium të ri. Ai u njoftua që në 2014, por pati pengesa. Mediat spanjolle raportojnë se madrilenët kanë në plan ta kthejnë “Bernabeun” në një strukturë gjigante.
E gjithë puna do të kushtojë rreth 400 milionë euro. Rreth e rrotull tij do të shfaqen video. Në të parashikohen edhe objekte të ndryshme tregtare.
Ndërkohë kapaciteti i stadiumit do të mbetet i njëjti sa ka aktualisht Bernabeu.