Dragidella tregon një detaj interesant për gjyqtarët e Kosovës dhe të Gjermanisë

Futboll

Dragidella tregon një detaj interesant për gjyqtarët e Kosovës dhe të Gjermanisë

Nga: K. Goca Më: 18 shtator 2018 Në ora: 11:20
Dragidella tregon një detaj interesant për gjyqtarët e Kosovës dhe të Gjermanisë

Ish gjyqtari i futbollit, Miftar Dragidella, tregon një detaj interesant për gjyqtarët e Kosovës dhe të Gjermanisë. “Në këtë javë u dëgjuan kritika në adresë të gjyqtarëve në Superligën e Kosovës, po edhe në Ligën e parë. Gjyqtarët në Kosovë janë të stërngarkuar me numër të madh të ndeshjeve që i drejtojnë.

Në Bundesligën gjermane në kampionatin e kaluar gjyqtari që drejtoi më së shumti ndeshje është Manuel Gräfe me 18 ndeshje të drejtuara nga 34 sa është numri i xhirove të luajtura, apo çdo të dytën javë ka pasur lojë, kurse ka gjyqtarë që për një vit ka drejtuar vetëm 7 ndeshje.

FFK duhet të ketë më shumë gjyqtarë që ata mos të angazhohen çdo javë po të pushojnë”, ka shkruar Dragidella.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat