Ja çfarë e pret Napolin në Beograd

Futboll

Ja çfarë e pret Napolin në Beograd

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 10:56
Napoli në Beograd

Kjo ndeshje pritet të ngjalli shumë reagime pasi tifozët serb njihen si problematik.

Champions League nis ditën e sotme ku na ka rezervuar 8 ndeshje spektakolare.

Një prej tyre është edhe ajo mes Napolit dhe ekipit serb Crvena Zvezdas.

Kjo ndeshje pritet të ngjalli shumë reagime pasi tifozët serb njihen si problematik.

Legjenda e Milanit, Alessandro Costacurta, e ka paralajmëruar Napolin për pritjen që mund t’i bëhet sot në stadiumin Marakena të Beogradit, gjatë ndeshjes kundër Crvena Zvezdas.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Marakena dhe tashmë janë shitur të gjitha biletat.

“I mbaj mend policët, të cilët na shikonin shtrembër dhe lëviznin shkopinjtë e tyre në një mënyrë që na frikësonte”, ka thënë Costacurta, i cili kishte luajtur në Marakena në vitin 1988.

“Ata nuk kishin bërë asgjë gabimisht, por ende e mbaj mend ndjenjën që kisha. Gjatë festimeve, një qen më kafshoi”.

“Ka diçka ndryshe në atë stadium, një nxehtësi të veçantë që e ndien qysh në momentin kur të dalësh në fushë për t’u nxehur”.

“I kisha thënë edhe bashkëlojtarëve të mi se Marakena bëhet si një skuadër dhe mendoj se ajo atmosferë është pikërisht për këtë arsye”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat