Lionel Messi që nga largimi i Andres Iniestas është përzgjedhur si kapiteni i Barcelonës.
Për këtë çështje presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, beson se Lionel Messi e ka pritur shumë mirë këtë detyrë madje ka ndryshuar shumë.
Bartomeu ka thënë se e ka parë një ndryshim te përfaqësuesi argjentinas, duke e lartësuar sulmuesin për udhëheqësinë e tij.
“Messi është shumë i lumtur këtu. Ai është i kënaqur dhe entuziazmuar për të vazhduar triumfin me Barcelonën”, tha ai për Onda Cero.
“Messi ka bërë një ndryshim, ai ka vendosur ta marrë shiritin e kapitenit dhe të marrë përgjegjësinë e ekipit”, shtoi ai.