Arsyeja pse është ndërruar orari i ndeshjeve në Ligën e Kampionëve është kjo

Futboll

Arsyeja pse është ndërruar orari i ndeshjeve në Ligën e Kampionëve është kjo

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 09:57
Ilustrim

Oraret në Ligën e Kampioneve këtë vit do t’i kopjojnë ata të Ligës së Evropës.

Në vitet e mëparshme, ndeshjet në garën e Evropës filluan në orën 20:45 me përjashtim të ndeshjeve që janë zhvilluar në Rusi.

Por këtë sezon, ndeshjet do të nisin në orën 18:55 dhe 21:00. Në orën e hershme do të zhvillohen dy ndeshje, kurse gjashtë sfidat tjera të mbetura zhvillohen në orën 21:00 në fazën e grupeve.

Barcelona dhe Tottenham janë ekipet e para që luajnë me orarin e ri 18:55, pasi luajnë ndaj PSV Eindhoven dhe respektivisht Inter.

Por pse kanë ndryshuar orari?

UEFA shpreson që më shumë tifozë tani do të jenë në gjendje të shikojnë ndeshjet për shkak të orarit të ndryshëm.

Gjithashtu tifozët në Australi dhe Azi, një oraret e orës 18:55  do të shohin ndeshjen që të fillojnë në orën 00:55 në vend të 2:45 në shtetin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat