Van Bommel: Edhe pa ”Topin e Artë”, Messi është numër një

Futboll

Van Bommel: Edhe pa ”Topin e Artë”, Messi është numër një

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 00:51
Mark van Bommel

PSV Eindhoven e viziton ”Camp Nou-n” të martën për t’u përballur me Barcelonën në Champions League.

Dhe trajneri, Mark van Bommel beson se ata do të përballen me lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messin.

Argjentinasi u la jashtë listës së ngushtë për çmimin, ”The Best” të FIFA-s.

Por, ish-mesfushori i Barcelonës thotë se kjo nuk ka rëndësi dhe se Messi është më i miri në botë.

”Messi është ende numër një”, tha ai në një konferencë për shtyp.

”Madje edhe nëse ai nuk e fiton Topin e Artë”.

Van Bommel ka pohuar gjithashtu se skuadra e tij mund t’i shkaktojë probleme Barcelonës.

”Nëse do të isha i kënaqur me një humbje të lehtë, do të qëndroja në shtëpi”, tha ai.

”Barcelona nuk është në formën më të mirë, pra le të provojmë. Ka gjithnjë befasi në futboll”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat