Vidal, problemi i Barcelonës

Futboll

Vidal, problemi i Barcelonës

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 20:21
Arturo Vidal

Pyetja e parë që iu bë trajnerit Valverde pas fitores me Real Sociedadin ishte në lidhje me zëvendësimin e Dembelesë me Vidalin. Dhe ai tha: Pse nuk më pyet për zëvendësimet e tjera?

Më vonë nisi të shpjegonte se kur duheshin vetëm 15 minuta nga fundi i ndeshjes, duhet të aktivizonte një lojtar të fortë për të forcuar mesfushën e Barcelonës. Një veprim që e ka bërë 3 herë në 5 ndeshjet zyrtare që ka luajtur Barcelona.

Por çudia është që nuk ka pasur efektin e dëshiruar. Vidal në këto ndeshje ka qenë më shumë problem sesa zgjidhje. Aktivizimi i tij në mesfushë ka shkuar paralelisht edhe me minutat ku ekipi ka vuajtur. Vidal nuk po i përmbush pritshmëritë që kanë drejtuesit dhe trajneri. Në Superkupë gaboi në minutat finale, ndaj Vajadolidit gjithashtu nuk bindi. Ndoshta është rastësi, por sa herë ai futet, rivalët e kanë më të lehtë të shkojnë në zonë. Madje, Vajadolidi shënoi një gol dhe u anulua me VAR.

Por ndoshta emri i Vidalit në këtë kritikë mund të jetë edhe rastësi. Ndoshta rënia e Barcelonës në minutat e fundit të ndeshjeve shpjegohet me lodhjen e të gjithë skuadrës dhe largimin e Alba “Ndeshja në SHBA? Rrugë e largët…” Askush nuk e humbet rastin për të bërë ironi me Ligën spanjolle të futbollit në lidhje me vendimin për të zhvilluar ndeshjen mes Barcelonës dhe Gironës në Amerikë. Këtë herë ishte mbrojtësi i katalansave Alba, i cili thotë se askush nuk i ka thënë asgjë dhe tregon se rruga është e gjatë. “Rrugë e largët më duket…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat