Karius bëri gabime trashanike

Futboll

Karius bëri gabime trashanike

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 17:56
Ilustrim

Loris Karius ishte një nga protagonistët e finales së Champions Leagues midis Liverpulit dhe Realit të Madridit në sezonin e kaluar. 

Portieri gjerman bëri dy gabime “trashanike”, dhe pas ndeshjes një nga autorët e golave, Gareth Bale u pa teksa i thotë diçka gjermanit.

Dhe këtë ai e ka zbuluar sot në një prononcim për mediat ku thotë: “Gjithmonë përpiqem t’i jap fallco topit. Është e njëjta gjuajtje si në një goditje dënimi. Unë i thashë në fund që ta mbajë kokën lart. Është për të ardhur keq që ndodhi në finale. Mendoj se duhet ta kishte pritur atë top”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat