KF Vllaznia: Në Vushtrri gjithçka kishte dje, turp, turp

Futboll

KF Vllaznia: Në Vushtrri gjithçka kishte dje, turp, turp

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 16:09
KF Vllaznia: Në Vushtrri gjithqka kishte dje, turp, turp

Pas ndeshjes së zhvilluar në Vushtrri në mes të KF Vllaznia Pozhran vs Vushtrria, kryesia e klubit të KF Vllaznia mbajti mbledhje të jashtëzakonshme ku u bë analiza e ndeshjes. Pritja nga nikoqiri që në fillim të lënë shumë për të dëshiruar, edhe siguria ishte e mangët ku gjatë gjithë ndeshjes kishe sharje në kor dhe hedhje të pandërprera të shisheve dhe gjësendeve të forta në fushë nga shikuesit dhe mbledhësit e topave, gjithashtu nga stafi teknik dhe një pjesë e kryesisë bënë presion direkt ndaj lojtareve tanë ku ne këtë rast vlen të potencohet trajneri Samuel Nikaj dhe ndihmësi I tij Tahir Ademi gjatë përfundimit të pjesës së parë sulmuan lojtarët tonë por më të drejtë perdrejt ishin ndaj Jurgrn Gjinit golashënuesit të klubit tonë.

Si përfundim ne si klub jemi të zhgënjyer me pritjen që na u bë nga ana e nikoqirit Vushtrrisë. Ndërsa sa i përket referimit në vërejtëm së qysh në fillim ky referim është i ndikuar, në minute 9-10 lojtari (kapiten) nga Vushtrria Labinot Osmani shqelmon pa top lojtarin tonë Elbasan Thaçin në prezenca të referit, ndërsa referi kryesor Festim Dogani e ndëshkon vetëm me karton të verdhë, në minutën e 20-et po i njëjti Festim Dogani referon penallti një metër jashtë vijës së gjashtëmbëdhjetëmetërshit, referon mbi 20 faulla vetëm pjesën e parë që vetëm ai I shike se janë të tillë. Pas përfundimit të pjesës së parë kryetrajneri i ekipit vendase fyen rend lojtarët tonë, ndihmës trajneri dhe disa anëtar të kryesisë futen në fushë dhe sulmojnë lojtaret tanë që i panë të gjithë përveç referit Kryesor Festim Doganit, fillon pjesa dytë me një presion të pa parë ndonjëherë, në minutën 65 të takimit ekipi jonë kalon në epërsi, dhe që nga ai minutë fillon ferri në Vushtrri.

Hedhje të pa ndërprera të gjësendeve në fushë presione të pa para por për çudi referi nuk I shike këto, minuta e 86 e takimit përveç se ishte pozitë jashtë loje diku 2 metra (është kamera e FFK-së ju kishim lute ta shikoni) lojtari nga Vushtrria fut topin me dorë në portë dhe për qudinë e gjithëve referi anësor Hysni Ademi dhe Festim Dogani nuk e panë as këtë, ndërsa kulmi i ndeshjes ishte minuta e 92-të ku referi Festim Dogani referon penallti ku lojtari jonë ishte një metër larg lojtarit kundërshtar. Këta nuk u kënaqen me kaq shikuesit e tyre dhe gjitha ata qe ishin poshtë hedhin gjesende të forta pa ndërprerë në fushë ku personi zyrtar I ekipit tonë goditet dhe gjakoset ne fushë dhe këta (referat )nuk ndërmarrin asnjë vendim vetëm se vazhdojnë sikur nuk ka ndodhë asgjë. Në Vushtrri gjithçka kishte dje përveç futbollit dhe mikpritjes nga ana e ekipit nikoqir turp, turp, reagon KF Vllaznia.

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat