Gerrardi flet për debutimin e Grezdës

Futboll

Gerrardi flet për debutimin e Grezdës

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 13:29
Gerrardi flet për debutimin e Grezdës

Eros Grezda debutoi këtë fundjavë me Rangersin në ndeshjen kundër Dundee FC që përfundoi me fitore 3:0 për skuadrën e drejtuar nga legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard.

Steven Gerrard është i lumtur që në skuadër ka një lojtar si Eros Grezda dhe beson që më të mirën nga ai do ta shohim në vijim, pasi ai sapo është rikthyer nga një lëndim.

Futbollisti nga Gjakova është shprehur i lumtur me debutimin e tij ndaj Dunde FC. Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 76′.

“Shumë i lumtur me debutimin tim tek Rangers. Fitore e madhe para tifozëve. Ndeshja e parë pas katër muajve”, shkroi Grezda.

Trajneri i skuadrës së madhe skoceze, Steven Gerrard ka bërë të ditur që Grezda akoma nuk është gati për të luajtur nga minuta e parë.

“Sot ishin vetëm pak minuta në këmbët e tij. Grezda nuk është ende gati. Ai është 60%-70% i gatshëm për ndeshje për momentin, ka ende 2-3 javë që të punojmë që ai të jetë gati”.

“Por mendoj se ndaj Dundee mund të shihnit pak cilësi, pak aftësi të tij. Unë dua një skuadër argëtuese me shpejtësi dhe ritëm. Ai me siguri do të shtojë një gjë të tillë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat