Ronaldo: Jam shumë i lumtur për fitoren dhe për golin

Futboll

Ronaldo: Jam shumë i lumtur për fitoren dhe për golin

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 13:00
Ronaldo: Jam shumë i lumtur për fitoren dhe për golin

Vijnë golat te Juventusi për Cristiano Ronaldon dhe natyrshëm që kalon edhe stresi i krijuar këto javë pasi të gjithë kishin filluar të vinin në dyshim aftësinë e portugezit për të gjetur rrjetën edhe në Itali.

Këtë e pranon edhe vetë futbollisti në një prononcim për mediat italiane pas ndeshjes së sotme.

“Jam shumë i lumtur për fitoren dhe për golin. Sasuolo ka luajtur shumë mirë, por ne kemi krijuar shumë raste. E gjithë ajo që kishte ndodhur na kishte sjellë pak ankth, duhet të ndihmoj shokët e skuadrës pasi më kanë ndihmuar shumë”, tha Ronaldo për mediat italiane.

Portugezi pret tani me padurim të zbresë në fushë në një turne të cilin e njeh mirë si Liga e Kampioneve, të cilën e ka fituar në tre edicionet e fundit dhe sigurisht që bardhezinjtë e kanë afruar pikërisht për këtë.

“Tani fillon Liga e Kampioneve, është kompeticioni që më pëlqen më shumë. Grupi është shumë i vështirë, shpresojmë që të kemi edhe pak fat”, theksoi Ronaldo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat