Kanditatët për të zëvendësuar Inzaghin nuk mungojnë

Futboll

Kanditatët për të zëvendësuar Inzaghin nuk mungojnë

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 12:55
Filippo Inzaghi

Humbja me rezultatin 0:1 ndaj Genoas trondit jo pak pozitat e Filippo Inzaghit në krye të skuadrës së Bolognës. Pas katër javësh kampionat ekipi i drejtuar nga 45-vjeçari renditet në vendin e 18-të, me vetëm 1 pikë të grumbulluar. Kanditatët për të zëvendësuar Inzaghin nuk mungojnë dhe një ndër alternativat është pikërisht ish-trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, i cili, momentalisht, është pa skuadër. 61-vjeçari ka shprehur shpeshherë dëshirën e rikthimit në drejtimin e një ekipi. Prandelli pohoi se është në kërkim të një presidenti dhe një drejtori sportiv që janë gati të ndjekin një projekt teknik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat