Di Francesco: E kishim lojën nën kontroll, duhet të shënojmë pesë gola për ta fituar ndeshjen

Futboll

Di Francesco: E kishim lojën nën kontroll, duhet të shënojmë pesë gola për ta fituar ndeshjen

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 09:25
Eusebio Di Francesco

Roma nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 me Chievon në Olimpico.

Skuadra nga kryeqyteti italian ishte në epërsi të dy golave në pjesën e parë por pas disa gabimeve në mbrojtje lejoi mysafirët barazimin e rezultatit.

E me këtë barazim nuk ka mbetur i kënaqur trajneri Eusebio Di Francesco.

Trajneri i Romës ka thënë se është i acaruar pasi kishin ndeshjen nën kontroll.

“Jam shumë i acaruar me këtë barazim. E kishim lojën nën kontroll dhe bëmë gabime. Nuk arritëm ta menaxhonim ndeshjen siç duhet, kishim mundësi ta mbyllnim ndeshjen por shpërdoruam. I meritojmë kritikat”, tha Di Francesco.

Tutje tekniku romanist pranoi se kanë shumë probleme me mbrojtjen, pasi skuadra e tij duhet të shënojë 4-5 gola për ta fituar një ndeshje.

“Kemi shumë probleme në mbrojtje. Duhet të shënojmë 4-5 gola për të fituar, pasi përndryshe çdo gjë është e hapur. Duhet të punojmë shumë në defensivë, tha Di Francesco.

Në katër javët e para në Serie A, Roma ka marrë pesë pikë me një fitore e një humbje si mysafir dhe dy barazime si vendas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat