Sulmuesi nga Kosova, Andis Shala, me ekipin e Erfurtit, i shkaktuan debakël me rezultat 5:0 Rathenowit, në ndeshjen e javës së 8-të të Ligës së katërt verilindore në Gjermani.
Shala luajti titullar, tregoi angazhim të madh dhe shënoi në minutën e 35-të për rezultatin 2:0.
Golat i shënuan: Jovanoviq (9’, 46’ e 48’), Shala (35’) dhe Geurts (74’). Erfurt ngjitet në vend të pestë me 14 pikë, ka dhjetë me pak se lideri Chemnitzer, kurse Rathenow renditet në pozitën e 17-të me 4 sosh. Ndryshe, Andisi është djali i ish futbollistit të mirënjohur Kujtimit.