Chievo nga Verona befasoi me lojë të mirë dhe me rezultat 2:2 në “Olympico”, në përballje me Romën, në ndeshjen e javës së katërt në Serie A. Roma avancoi me rezultat 2:0 me golat e El Shaarawy (10’) e Cristante (30’), por kjo nuk mjaftoi, ngase mysafirët u këndellen dhe barazuan.
Futbollisti Birsa në minutën e 52-të e Stepinski në atë të 83-të shënuan për barazimin 2:2. Përparim Hetemaj luajti nga minuta e 46-të për Chievon, në pikën ndaj Romës shumë të fortë.