Tovërlani flet për pikën e madhe

Futboll

Tovërlani flet për pikën e madhe

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 13:34
Tovërlani flet për pikën e madhe, foto FC Prishtina

Ferizaj u kthye me një pikë të madhe dhe që nuk matet as me ari. Në fakt luajti baras 0:0 me Prishtinën e favorizuar, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Afrim Tovërlani, kryetrajner i Ferizajt, pa dyshim se është i kënaqur me pikën e importuar në përballje me Prishtinën. “Prishtina kundërshtar shumë i fortë dhe e vetmja mënyrë për t’u përballë me Prishtinën në këtë moment ka qenë kjo, të luajmë në mënyrë defensive dhe të linim iniciativën Prishtinës, sepse realisht janë shumë të fortë, i kanë dy ekipe që në çdo moment mund t’i hedhë në formacion në Superligën e Kosovës.

Besoj që luftuam, e merituam dhe po të kishim qenë pak më cinik në dy-tre raste në pjesën e dytë kishim arrit me i dënuar, mirëpo realisht Prishtina ka pasur më shumë lojë dhe jam i kënaqur me barazimin, ndërsa Prishtinës me i uruar sukses, kurse neve na mbetët të luftojmë në këtë mënyrë, sepse ju e dini që e kemi nisur shumë vonë, duke qenë një muaj pas skuadrave tjera dhe duhet të tentojmë që në çdo ndeshje të marrim maksimumin”, ka thënë Tovërlani për faqen e FC Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat