Dy përfaqësuese, një tifozëri

Futboll

Dy përfaqësuese, një tifozëri

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Të rinjtë në Kosovë bëjnë tifozllëk për dy përfaqësuese të futbollit, për atë të Kosovës dhe atë të Shqipërisë.

Në rubrikën e përjavshme VOX të Radios Evropa e Lirë, disa nga këta të rinj, thonë se dy përfaqësueset kanë nevojë për mbështetjen e tifozëve nga të dyja vendet.

Siç theksojnë ata, deri në pranimin e Kosovës në FIFA, kanë mbështetur përfaqësuesen e Shqipërisë, por shumica e tyre, pohojnë se tash e mbështesin më shumë atë të Kosovës.

“Për Kosovën bëj tifo më shumë, edhe si kombëtare e dua më tepër”, thotë studentja Donjeta Krasniqi.

“Shikoj dhe luaj futboll. Më shumë bëj tifo për kombëtaren e Kosovës”, thekson nxënësja Jehona Shala.

Ndërsa, studenti Ermal Mehmeti thotë se nuk mund t’i dallojë dy përfaqësueset, por se më shumë i rrah zemra për kombëtaren – e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat