Josa: Do të duhej të ishim më këmbëngulës, Ferizaj e meritoi pikën

Futboll

Josa: Do të duhej të ishim më këmbëngulës, Ferizaj e meritoi pikën

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 09:12
Mirel Josa

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, u shpreh i zhgënjyer me barazimin pa gola ndaj Ferizajt në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Prishtina barazoi për të dytën ndeshje rresht duke zhgëjyer publikun prezent në stadiumm.

Trajneri Josa pas ndeshjes shprehu zhgënjimin e tij me rezultatin dhe lojën e skuadrës së tij, teksa uroi Ferizajn për pikën e fituar.

“Ishte një pjesë e parë shumë e zbehtë e jona. Ishim vetëm në qarkullimin e topit, por nuk ishim fare të qartë qoftë në kapjen e hapësirave, megjithëse hapësirat e krijuara nga Ferizaj ishin shumë të pakta në pjesën e parë. Ne duhej këto hapësira t’i mbulonim në kohën e duhur dhe të kishim lëvizshmëri shumë më të madhe”.

“Megjithatë në pjesën e dytë u munduam deri te humbja e ekuilibrave në njëfarë mënyre, sepse në fushë u futën deri në pesë lojtarë me veti sulmuese Çaluam pakë në mesfushë dhe shpërndarjen sa më të shpejtë të topit”.

“Ferizaj e meritoi barazimin dhe pikën dhe normal me ekuilibrat që ne i humbëm në pjesën e dytë edhe mund të na godiste sikur do të ishte më efikas apo të synonte më shumë sulmin. Megjithatë, përsëri do të duhej të ishim shumë më këmbëngulës, gjë që nuk e treguam gjatë lojës”, deklaroi Josa pas ndeshjes për faqen zyrtare të klubit, PrishtinaFC.com

Prishtina ka rastin të përmirësojë gabimin të mërkurën në ndeshjen e mbetur ndaj Gjilanit që zhvillohet po ashtu në kryeqytet nga ora 18:00, me gjilanasit që udhëtojnë pas humbjes në shtëpi nga Ballkani. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat