Aliti: Me Kosovën do të shkojmë larg

Futboll

Aliti: Me Kosovën do të shkojmë larg

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 07:52
Fidan Aliti

I ftuar në emisionin Zona Gol të Supersportit përveç kapitenit të Kosovës Samir Ujkani ishte edhe mbrojtësi i Skënderbeut Fidan Aliti i cili gjithashtu është një lojtar shumë i rëndësishëm në skuadrën e drejtuar nga Bernard Chalandes.

Nga Kosova te Skënderbeu e deri tek e ardhmja e tij, Aliti zbuloi gjithçka në Supersport.

Sa ndikojnë largimet e lojtarëve me peshë nga një skuadër e madhe?

“Nga Skënderbeu janë larguar shumë lojtarë dhe është e vështirë t’i zëvendësosh pasi ata përbënin boshtin e skuadrës sezonin e kaluar, megjithatë të gjithë lojtarët që janë aktualisht pjesë e ekipit po japin maksimumin. Do të duhet pak kohë që ata të adaptohen mirë, por janë lojtarë shumë kualitativë”, tha ai.

Si është situata te Kosova?

“E kemi nisur mirë por duhet të vazhdojmë kështu, duhet të japim më të mirën tonë dhe të synojmë të tjera fitore”, shprehet Aliti.

Si është Ujkani si kapiten?

Ujkani si kapiten është shumë i rëndësishëm për ne pasi ka shumë eksperiencë. Ne jemi një ekip i ri dhe një lojtar si Ujkani na duhet pasi na motivon dhe na mban me këmbë në tokë.

Ju të Kosovës a ja qani hallin Shqipërisë?

Besoj se Kosova po ecën shumë mirë. Tashmë kemi edhe një stadium tonin. Ndaj Ishujve Faroe kishim edhe lojtarin e 12-të që ishin tifozët tanë por edhe atë njeriun me numrin 9, pikërisht Fadil Vokrrin që na dha një tjetër shtysë drejt fitores.

Kush është kundërshtari juaj më i rrezikshëm në Ligën D?

“ Mendoj që Azerbajxhani është një nga skuadrat më të forta të Ligës D”.

Çfarë roli ka trajneri, çfarë ka ndryshuar në skuadër?

Bernard Chalandes është një trajner me shumë eksperiencë. Ka fituar edhe kampionatin në Zvicër me Zurich në një kohë kur ishte shumë e vështirë të lije pas Baselin. Në momentin që ka ardhur ai i ka bërë një analizë ndeshjeve tona të mëparshme dhe na ka vënë dukje se ku kemi gabuar. Mendoj që eksperienca e tij na ka ndryshuar fytyrën.

A keni patur dyshime për qëndrimin te Skënderbeu?

Unë nuk kam patur dyshime por në drejtimin tim kanë ardhur disa oferta nga klube të ndryshime. Gjithsesi unë i jam shumë mirënjohës Skënderbeut dhe jam i lumtur që jam te kjo skuadër. Nëse do të largohem një ditë nuk do të jem vetëm unë që do të vendosi por edhe klubi që kërkon të përfitojë nga ndonjë transferim i mundshëm i imi”.

Si është të kesh një shok skuadre si Shehi trajner?

Është diçka shumë e bukur. Ai është një profesionist i madh. E ka nisur mirë dhe mendoj se do të bëhet një trajner i shkëlqyer”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat