Insigne: Dua ta paguaj besimin e Ancelottit

Futboll

Insigne: Dua ta paguaj besimin e Ancelottit

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 23:19
Lorenzo Insigne dhe Ancelotti

Lorenzo Insigne ka thënë se dëshiron ta shpërblejë besimin e Carlo Ancelottit dhe të tifozëve napolitan pas golit vendimtar dhe fitues ndaj Fiorentinës.

Napoli ka shënuar fitore minimale ndaj Fiorentinës, me golin e vetëm të shënuar nga shtatshkurtri italian.

“Me të vërtetë ne dëshironim që të bënim mirë. Jam i lumtur për golin, por mbi të gjitha për fitoren”, tha Insigne pas ndeshjes.

“Ne e dimë që tifozët janë mbrapa nesh dhe ne gjithmonë tentojmë që t’i shpërblejmë ata në fushë me paraqitje të mëdha”.

Carlo Ancelotti e puthi atë në kokë pasi u zëvendësua, një gjest të tillë e ka bërë sa ka qenë në Real Madrid me Karim Benzeman.

“Tentojë që t’ia rikthejë besimin që e tregon në mua. Ai më zëvendësoi në ndeshjen ndaj Sampdorias, mirëpo sot ai më konfirmoi nga minuta e parë dhe jam shumë falënderues për këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat