Real Madrid ndalet në pengesën Bilbao, jo më shumë se barazim

Futboll

Real Madrid ndalet në pengesën Bilbao, jo më shumë se barazim

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 22:47
Foto nga ndeshja

Athletic Bilbao dhe Real Madrid kanë ndarë pikët në takimin që u zhvillua në kuadër të xhiros së katërt në La Liga, duke luajtur me rezultatin 1:1.

Skuadra e Lopeteguit, ashtu edhe siç pritej, ishte diçka më kërkuese duke mbajtur topin nën kontroll dhe duke krijuar raste.

Bilbao në anën tjetër ishte skuadra e cila ishte në pritje të gabimit më të vogël nga kundërshtari dhe e gatshme për të ndëshkuar.

Këtë e dëshmoi në minutën e 32’ kur me anë të Muniain realizoi golin e epërsisë, për të befasuar “mbretërit”.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1:0 në favor të baskëve.

Pjesa e dytë ishte edhe më atraktive, me një Real edhe më kërkues, e me një Bilbao që nuk harronte të kërcënonte.

Ishte zëvendësimi i Isco që bëri diferencën. Vetëm tre minuta pas inkuadrimit ai realizoi golin e barazimit (63’).

Me këtë barazim, madrilenët mbeten një hap prapa Barcelonës, kurse Bilbao grumbullon pikën e pestë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat