Xhaka flet pas super golit nga gjuajtja e lirë

Futboll

Xhaka flet pas super golit nga gjuajtja e lirë

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 22:21
Granit Xhaka

Arsenal ka shënuar fitore të rëndësishme me rezultat 1:2 ndaj Newcastle United, në xhiron e pestë të Premierligës.

Golin e parë për “Gunners” e shënoi mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka.

Ky gol erdhi nga gjuajtja e lirë dhe ishte me të vërtetë spektakolar.

Situatën e ka komentuar edhe vet mesfushori.

“Gjuajtjën e lirë dëshironte ta ekzekutonte edhe Mesut Ozil. I praktikojmë shumë në stërvitje. Jam i lumtur që realizova” ka thënë kosovari Xhaka.

Kujtojmë që Ozil shënoi golin e dytë për Arsenal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat