“Hazard mund të realizojë 40 gola”

Futboll

“Hazard mund të realizojë 40 gola”

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 21:03
Eden Hazard

Eden Hazard ka shënuar hat trick në ndeshjen ndaj Cardiff City, këtë pasdite, në fitoren 4:1 të Chelsea.

Pas ndeshjes, lëvdata për lojtarin erdhën nga trajneri Maurizio Sarri, i cili edhe shpjegoi pak a shumë mënyrën e lojës së belgut, nën urdhrat e tij.

“Kam folur me të edhe dje dhe i kam thënë se ai mund të shënojë 40 gola. Por, ai duhet të shpenzojë më pak energji larg portës kundërshtare dhe të fokusohet në 25 metrat e fundit.

Kur ne kemi topin nën kontroll, ai ka kontakt me topin 5 deri në 6 herë” ishin fjalët e strategut italian.

Eden Hazard duket se po i rikthehet lumturia në skuadrën e Chelsea dhe me gjasë do të vazhdojë së paku edhe këtë vit me londinezët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat