Unitedi i jep fund ecurisë së fitoreve të Watfordit

Futboll

Unitedi i jep fund ecurisë së fitoreve të Watfordit

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 20:35
Foto nga ndeshja

Manchester Unitedi ka shënuar një fitore të rëndësishme si mysafir ndaj Watfordit, e cila u zhvillua të shtunën në “Vicarage Road”.

Ecuria e pesë fitoreve radhazi të Watfordit në këtë stinor mori fund sonte, pasi u mposht me rezultatin 2-1 nga skuadra e Jose Mourinhos.

Unitedi i shënoi dy golat e ndeshjes në pjesën e parë me anë të Romelu Lukakus dhe Chris Smallingut.

Sulmuesi belg shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 34’ pas një harkimi të bërë nga Ashley Young, ndërsa qendërmbrojtësi Samlling shënoi një supergol nga afërsia e zonës, duke e ndalur topin me gjoks dhe pastaj duke e goditur fuqishëm në portën e Watfordit në minutën e 38’.

Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol. Andre Garay shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij në minutën e 65’, që në fund doli të mos jetë i rëndësishëm për ta evituar humbjen e parë të skuadrës së tij në këtë stinor.

Manchester Unitedi në javën e ardhshme në Premierligë do të ndeshet me Wolverhamptonin në “Old Trafford”, ndërsa Watfordi do të luajë si mysafir ndaj rivalit lokal, Fulhamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat