Duro e nis me fitore, Kamza mposht 2-0 Kastriotin

Futboll

Duro e nis me fitore, Kamza mposht 2-0 Kastriotin

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 18:17
Kamza

Pas fitores në Kupë, Kamza nën drejtimin e Klodian Duros, pas shkarkimit të Devollit, është rikthyer tek fitorja në javën e katërt të kampionatit.

Dy gola të shënuar në pjesën e parë kanë qenë vendmitarë për fatin e ndeshjes. Roloviç në të 13-tën, duke shfrytëzuar mjaft mirë një top në zonë, zhbllokoi rezultatin e ndeshjes.

Ndërsa takimi po shkonte drejt përfundimit të pjesës së parë në të 43-tën japonezi Fukui shënon golin e dytë, pas një shërbimi të përkryer nga Plaku.

Ndërkohë që edhe në fraksioni i dytë të ndeshjes djemtë e Klodian Duros dominuan ndeshjen, por pa mundur që të rigjejnë rrugën e rrjetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat