Vikend i nxehtë në Premier Ligë, Tottenham – Liverpool kryendeshja

Futboll

Vikend i nxehtë në Premier Ligë, Tottenham – Liverpool kryendeshja

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 10:31
Premier Ligë

Sot në Premier Ligën angleze do të zhvillohen një sërë ndeshjesh, gjithsej shtatë sosh.

Duke filluar nga ora 13:30 do të nis  ndeshja e parë, njëherish kryendeshja e kësaj jave në Angli, mes Tottenham dhe Liverpool.

Derbi që zhvillohet në Wembley pritet të dhuroj spektakël pasi të dy skuadrat kanë nisur mirë edicionin e ri.

Liverpool që gjendet e para në tabelë ka katër fitore nga gjithsej katër ndeshje, kurse Tottenham ka tri fitore dhe një humbje.

Në pesë ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave, Liverpool ka fituar dy prej tyre, në njërën ka triumfuar Tottenham dhe dy tjera kanë përfunduar me barazim.

Pas kësaj ndeshje do të zhvillohen edhe gjashtë tjera:

Bournemouth-Leicester

Chelsea-Cardiff City

Huddersfield-Crystal Palace

Manchester City-Fulham

Newcastle-Arsenal

Watford-Manchester United

Wolwes-Burnley

Everton-West Ham

Southampton-Brighton

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat