Shaqiri nuk ndjehet i lumtur, me qëndrimin në bankinë

Futboll

Shaqiri nuk ndjehet i lumtur, me qëndrimin në bankinë

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 10:23
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri ka dhënë sinjalet e para drejt trajnerit Jurgen Klopp.

Kosovari deklaroi që dëshiron të luajë për “Reds”.

Ai ka theksuar që nuk ka ardhur te Liverpooli për pushime.

“Natyrisht se dua të luaj sepse nuk kam ardhur këtu për pushime, por që të luaj dhe të ndihmoj skuadrën”, deklaroi Shaqiri.

“Trajneri e di pse më ka marrë. Kam kualitete të luaj dhe të jem pjesë e rëndësishme e këtij ekipi”.

“Na presin shumë ndeshje para dhe mendoj se është momenti”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat