Nëse Zidane emërohet trajner, ky super futbollist transferohet në Man Utd

Futboll

Nëse Zidane emërohet trajner, ky super futbollist transferohet në Man Utd

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 09:02
Zinedine Zidane

Manchester United ka premtuar një përforcim të madh për Zinedine Zidanen nëse angazhohet si menaxher në Old Trafford.

Manchester United ka premtuar një përforcim të madh nëse Zinedine Zidane pranon emërimin në postin e menaxherit.

Zidane është duke u përmendur si kandidat i “Red Devils” në rast të largimit të Jose Mourinhos.

Kurse, “Don Balon”, shkruan se francezit i është premtuar transferimi i sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann në rast të emërimit të tij në postin e menaxherit në Manchester United.

Griezmann së fundmi ka nënshkruar kontratë të re në Atletico Madrid por spekulohet se mund të bindet t’i bashkohet klubit nga Premierliga në rast të ardhjes së Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat