Guardiola: Nuk e shes De Bruynen as për 250 milionë euro

Futboll

Guardiola: Nuk e shes De Bruynen as për 250 milionë euro

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 22:34
Pep Guardiola dhe De Bruyne

Pep Guardiola ka folur për shumë gjëra rreth Manchester Cityt në konfrencë për shtyp para përballjes me Fulham që e zhvillojnë këtë të shtunën.

Ai u pyet së pari për idenë që ndeshjet të zhvillohen jashtë vendit.

“Kjo është një pyetje për njerëzit që e vendosin këtë gjë, në Itali ata luajnë Superkupën në një vend tjetër, është biznesi, sport, por edhe biznes”.

“Nëse diçka e tillë funksionon, atëherë do të ndodhë, ndodhsha edhe në shumë vende në të ardhmen”, deklaroi Guardiola.

Trajneri foli edhe për shitjen e mundshme të Kevin De Bruynes.

“[Jorge] Valdano më pyeti nëse do ta shisja atë për 250 milionë euro, i thashë jo. Në Angli nuk ka klauzola lirimi”.

Së fundmi, ai e nderoi edhe pronarin e klubit, Sheikh Mansourin.

“Ai është personi më i rëndësishëm në Manchester City. Ai na ndihmon të ecim përpara. Ata kanë investuar dhe kanë zgjedhur njerëzit e duhur, pasi vetëm paratë nuk do të kryenin punë”.

“Ai e di për të gjitha gjërat që ndodhin këtu në klub”, ka thënë Guardiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat