Hajdari: Llapi ka një grup të mirë, mëton kreun

Futboll

Hajdari: Llapi ka një grup të mirë, mëton kreun

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shtator 2018 Në ora: 18:56
Hajdari: Llapi ka një grup të mirë, mëton kreun

Flamurtari nga Prishtina është skuadra e vetme që i të gjitha fitore në katër javët e para dhe shtrëngohet që të kthehet i pamposhtur edhe nga stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në duel me Llapin, sfidë që luhet të dielën në orën 15.45, në kuadër të javës së pestë të elitës së futbollit të Kosovës.

Sulmuesi i Llapit, Fiton Hajdari, është optimist se do të dalin me tri pikë dhe t’i shkaktojnë humbjen e parë “flamurtarëve”.  Llapi përveç humbjes befasuese në Podujevë, në hapje të edicionin me rezultat 0:1 nga Drenica, të gjitha i ka fitore. Hajdari tha se do të vazhdojnë me fitore.

“Do të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjet tjera. Do t’i marrim ndeshjet një nga një dhe do të mundohem të tregojmë lojëra të mira”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, Hajdari. A mendoni se shumë shpejt do të jeni në kreun e tabelës dhe ku e sheh forcën e Llapit? “Mendoj që do të arrijmë pozitën e parë. Forca jonë është loja në grup”, tha ai. Flamurtari kryeson me 12 pikë, ka tri më shumë se Llapi që renditet në pozitën e dytë. 

Hajdari thotë se ballafaqimi me Flamurtarin do të jetë shumë i vështirë, por beson në fitore: “Do të jetë shumë vështirë kundër Flamurtarit, e cila po luan shumë mirë dhe nuk janë rastësisht në pozitën e parë. I vlerësojmë maksimalisht”. Cilat skuadra i sheh për titull? “Mendoj se për titull janë Prishtina, Feronikeli, Drita dhe Llapi”, përgjigjet sulmuesi. 

Futbollisti tha se është i kënaqur me formën dhe beson e shpreson se do të jap më të mirën në secilën sfidë. “Jam i kënaqur. Do të mundohem të arrij edhe më shumë formën në ndeshjet në vazhdim. Jam ambientuar shumë mirë me kolektivin dhe jemi grup shumë i mirë. Premtoj angazhim maksimal, t’i ndihmoj skuadrës sa më shumë në realizimin e synimeve”, thotë Hajdari. Duhet theksuar se kryetrajner i Llapit është prof. Bylbyl Sokoli.

IPKO Superliga - Java e 5-të

E shtunë

Prishtina-Ferizaj      19.45

Gjilani-Ballkani          15.45

Feronikeli-Drita        15.45

E diel

Trepça ’89-Drenica 15.45

Llapi-Flamurtari       15.45

Liria-KEK-u         15.45

Liga e Parë, java 4-t

E shtunë

Dukagjini-Vëllaznimi

Istogu-Trepça

Fushë Kosova-Besa

2 Korriku-Kika

Në Kastriot: Ramiz Sadiku-Onixi

E diel

Vushtria-Vllaznia (P)

Drenasi-Arbëria

Bashkimi-Vitia

Ndeshjet fillojnë në orën 16.00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat