Renova kërkon pikë në Prilep

Futboll

Renova kërkon pikë në Prilep

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 14 shtator 2018 Në ora: 18:34
Fatjon Jusufi

Sulmuesi Fatjon Jusufi deklaron se rezultatet e fundit nuk e kanë humbur aspak optimizmin në skuadrën e Renovës.

Ai shpreson se pikërisht kundër Pobedës do të tregojnë pasqyrën e vërtetë të xhepçishtasve.

Bardhekaltrit gjenden në vendin e shtatë me 4 pikë nga katër ndeshje.

“Shpresojmë që pas këtyre ndeshjeve të fundit, fati të na kthehet dhe të tregojmë pasqyrën tonë të vërtetë. Jemi mjaftë të organizuar dhe të përgatitur për të tubuar sa më shumë pikë gjatë secilës ndeshje. Nuk e kemi humbur aspak optimizmin dhe nga Prilepi do të kthehemi me rezultat pozitiv”, deklaroi sulmuesi Fatjin Jusufi.

Ndeshja Pobeda-Renova do të luhet të dielën në stadiumin “Tumbe Kafe” në Prilep me fillim prej orës 15:30 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat