Juventusi, bilanc negativ prej 19.2 mln eurosh

Futboll

Juventusi, bilanc negativ prej 19.2 mln eurosh

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 11:45
Juventusi

Pas 3 sezoneve me rezultat financiar pozitiv, Juventusi e mbyll këtë radhë bilancin e tij me humbje.

Skuadra torineze miratoi bilancin e sezonit 2017-2018, ku u regjistrua një humbje prej 19.2 milionë eurosh. Shkak për këtë rezultat janë shpërblimet më të ulëta të marra nga UEFA, në krahasim me sezonin e kaluar, kur “Zonja e vjetër” arriti deri në finale.

Tjetër motiv që solli këtë është diferenca mes shitjes dhe blerjes së futbollistëve.

Për sa u përket të ardhurave, kampionët e Italisë e kaluan për të dytin vit radhazi shifrën e 400 milionë eurove. Më saktësisht, Juventusi arkëtoi këtë vit 411 milionë euro, ndërkohë që në 2016-2017, kjo shifër ishte 422 milionë euro.

Paraqitje pozitive, Juventusi pati edhe në fushën e marketingut, ku ka shënuar një rritje me 20 milionë euro në krahasim me vitin e kaluar.

Humbja financiare e këtij sezoni te Juventusi do të mbulohet nga rezervat, me një reduktim të vlerës neto të pasurisë nga 93.8 në 72 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat