Arsenali konkurrencë Interit e Romës për këtë lojtar

Futboll

Arsenali konkurrencë Interit e Romës për këtë lojtar

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 00:31
Arsenal

Arsenali do ta konkurrojë Romën dhe Interin për shërbimet e futbollistit të Portos, Hector Herrera.

Klubi portugez kërkon 40 milionë euro për shërbimet e tij, mirëpo deri në afatin e ardhshëm kalimtar, çmimi mund të zvogëlohet.

Në Itali, për meksikanin 28-vjeçar interesohen Roma dhe Interi, të cilët qe një kohë po e monitorojnë situatën e tij.

Në ndërkohë, Real Madridi, Barcelona dhe Paris Saint-Germaini janë klubet tjera që i duan shërbimet e mesfushorit.

Ndërsa, sipas Daily Mirror, tash është përfshirë në garë edhe klubi anglez, Arsenal.

Kontrata e Herreras me Porton skadon në verën e vitit 2019, ashtu që këto klube janë duke përgatitur oferta për afatin e janarit.

Përndryshe, në afatin kalimtar të qershorit, ai mund të largohet me parametrat zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat