Neymar mund të lihet jashtë

Futboll

Neymar mund të lihet jashtë

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 19:00
Neymar mund të lihet jashtë

Neymar mund të lihet jashtë ndeshjes së Ligue 1 të Paris Saint-Germain ndaj Saint-Etienne ditën e premte në mënyrë që të jetë i freskët për ndeshjen me Liverpool, shprehet Thomas Tuchel.

Neymar ka shënuar në gjashtë ndeshje radhazi për klubin e tij por Tuchel mund të vendosë ta lërë pushim 26-vjeçarin që të jetë gati për ndeshjen e së martës në Anfield.

“Problemi i vetëm është se nuk dua të rrezikoj të premten. A mund të luajë ai të premten dhe të jetë 100% gati për Liverpool tre ditë më vonë?” shprehet Tuchel.

“Ishte ndeshja që luajti të mërkurën, udhëtimi, lodhja, dhe tani është rikthyer… është e njëjta gjë për Marquinho-n.

“jam i lumtur që më është rikthyer një lojtar si Verratti. Është e rëndësishme që ai të jetë i shëndetshëm.

“Ai ka kualitete të mëdha. Ai mund të bëjë diferencën në mesfushë, ai është një lojtar i guximshëm, i cili gjithmonë kërkon të ketë topin. Është i rëndësishëm për ne”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat