Shkëndija përballë Kit Go në Kupën e Maqedonisë

Futboll

Shkëndija përballë Kit Go në Kupën e Maqedonisë

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 16:14
Shkëndija përballë Kit Go në Kupën e Maqedonisë

Shkëndija e Tetovës mëson kundërshtarin me të cilin do të përballet në fazën e 1/8-ave të Kupës së Maqedonisë. Kuqezinjtë tetovarë do të kenë një sfidë të dyfishtë vajtje-ardhje me Kit Go. Takimi i parë do të luhet më 19 shtator në Tetovë, ndërsa ndeshja e kthimit, pas tri javëve, në Pehçevë. Kit Go garon në Ligën e Dytë – Lindje.

Është qartë se formacioni i Qatip Osmanit është favorit absolut për të kaluar në çerekfinale dhe kjo kuptohet lehtësisht nga diferencat në cilësi. Shkëndija është fituesja në fuqi e trofeut, të cilin kërkon ta mbrojë me çdo kusht.

Sa i përket kampionatit, kuqezinjtë renditen në vendin e 3-të pas katër javëve të para, në kuotën e 8 pikëve, një më pak se Rabotnicki dhe Akademija Pandev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat