Premtimi i Raiolës

Futboll

Premtimi i Raiolës

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 13:16
Premtimi i Raiolës

“Tre vite këtu e më pas do të ikësh në Spanjë”. Ky ka qenë premtimi që menaxheri Mino Raiola i ka bërë Paul Pogbasë, kur ky i fundit u kthye në “Old Trafford”.

Manchester United si transit, për të provuar më pas aventurën në La Liga. Një opsion i cili duket se ka bindur francezin për transferimin e kryer dy vite më parë, që nuk ishte zgjedhje e parë për ish-juventinin.

Në verën e 2016-ës, edhe Reali shfaqi interesim për mesfushorin, por asgjë nuk u konkretizua.

Aktualisht, Pogba nuk gjendet në situatën më të mirë tek United, ku problemet me Mourinhon apo deklaratat e Paul Scholes, janë qartazi një udhëzim për largim. Por, tani, interesimi nuk është më i “Los Blancos”, por i Barcelonës, një mundësi që 25-vjeçari do ta pranonte me shumë dëshirë.

Gjatë kësaj merkatoje, u fol dhe për një rikthim të madh të francezit tek Juventusi, gjë që nuk hyn në planet e Raiolas. Në rast largimi të Pogbasë, United do të hidhet në sulm për Saul Niguez. Ndërkohë, për të mos u harruar janë edhe deklaratat e lojtarëve të Barças, të cilët kanë shprehur vlerësim të madh për futbollistin e United.

Dalëngadalë, Raiola po bën gati planin e radhës, pas një vere të qetë e pa lëvizje, ku skenën e morri rivali i tij, Jorge Mendes, me transferimin e Cristiano Ronaldos tek Juventus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat