Milani bën marrëveshje me lojtarin që "vdes" VIP-a me golat e tij

Futboll

Milani bën marrëveshje me lojtarin që "vdes" VIP-a me golat e tij

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 13:10
Aaron Ramsey

Mesfushori uellsian, Aaron Ramsey mund të largohet nga Arsenali duke u transferuar në Serie A gjatë merkatos së janarit. Milani është në pritje të ardhjes së Ivan Gazidis nga Arsenali i cili pritet të marrë rolin e drejtorit të ri ekzekutiv te kuqezinjtë.

Ai nuk do vijë i vetëm te Milani. E përditshmja sportive italiane “Tuttosport”, raporton se Gazidis mund të sjellë edhe një përforcim të ri nga londinezët. Fjala është për mesfushorin Aaron Ramsey i cili njihet edhe për golat "fatkeq" pasi sa herë ai shënon, një njeri i rëndësishëm vdes.

Ramsey ende nuk ka rinovuar kontratën me Arsenalin dhe kjo e bën më të lehtë mundësinë e transferimit te Milani në fillim të vitit 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat