KAS shuan shpresat e Skënderbeut

Futboll

KAS shuan shpresat e Skënderbeut

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 13:07
KAS shuan shpresat e Skënderbeut

Pas lajmit të bërë publik disa ditë më parë, ku thuhej se Gjykata e Apelit të Brukselit, ka vendosur që KAS nuk do të ketë më vendim përfundimtar në lidhje me çështjet e futbollit dhe mund të sfidohet nga gjykata kombëtare, ka ardhur edhe reagimi i vet KAS.

Nëpërmjet një komunikate për mediat, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka sqaruar se çfarëdo që do të dilte nga gjyqi i tetorit, kur do të merret vendimi përfundimtar, nuk do të ndikonte absolutisht procedimin e drejtësisë sportive.

KAS la të kuptohej se çështja që po trajtohet në Bruksel nuk do të ndikojë në vendimet që mund të dilnin prej tij në të ardhmen. Në këtë mënyrë shpresat e Skënderbeut për një zgjidhje në gjykatën shqiptar është shuar, gjithmonë sipas KAS.

“Gjykata është marrë vetëm me përshkrimin e vendimit të KAS, si është shkruar ai dhe vendimi që mund të dalë, nuk ka efekt global. Në fakt, gjykata në Bruksel nuk merret me kompetencën e KAS në këtë çështje, as nuk ka shprehur kundërshti dhe as vërejtje ndaj arbitrazhit sportiv. Për më tepër, asnjë nen i KAS nuk është cilësuar “ilegal” në Bruksel.

Vendimi i Brukselit nuk ndikon vendimin e KAS rreth kësaj çështje, por e vetmja vështirësi është që mund të përfundohet me dy vendime: njëri që zbatohet vetëm në Belgjikë, dhe tjetri i përforcuar edhe nga Gjykata Supreme Zvicerane, që zbatohet në pjesën tjetër të botës.

Gjithsesi, rreziku që një gjykatë kombëtare të mos njohë arbitrazhin e KAS apo nuk zbaton vendimet e tij është shumë i kufizuar, i rrallë dhe varet nga legjislacioni lokal. Janë përjashtime të izoluara që nuk janë të reja. Kush do të apelojë KAS, mund t’i drejtohet Gjykatës Supreme në Zvicër”, shkruan KAS në komunikatën zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat