Analisti politik godet Ferizajn, jeni të gërditshëm

Futboll

Analisti politik godet Ferizajn, jeni të gërditshëm

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shtator 2018 Në ora: 12:10
Vigan Qorrolli

Analisti politik Vigan Qorrolli, një periudhë edhe gazetar sportiv, ka humb nervat, duke atakuar ashpër drejtuesit e klubit të futbollit Ferizajt, sidomos pas humbjes me rezultat 2:0 nga Feronikeli nga Drenasi, në ndeshje e javës së katërt të IPKO Superligës së Kosovës.   Qorrolli godet ashpër kryesinë e klubit se me fajin e tyre skuadra ka nisur përgatitjet shumë me vonesë po ashtu edhe përforcimet janë bërë me vonesë.

“Mbi 400 mije euro shpenzime vjetore për KF Ferizajn, dhe tabela e Superligës tregon që ndodhemi në vendin e parafundit në tabelë.

Mbi 15 përforcime, lojtarë eminent demek, plus kryetrajneri, derisa forma e klubit është e barabartë me zero.

Kjo tregon se sa krizë menaxhimi ka klubi, për faj të njerëzve që s’kanë haber me futboll dhe shërbejnë si dekor në stadium.

Jeni të gërditshëm. Vendi i parafundit është turp për qytetin tonë — Ferizaj. Fajin e keni Ju dhe të gjithë ata që ju durojnë — sepse as ata as ju s’kini fije marifeti për futboll”, shkruan Qorrolli në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat