Imeri: Shkëndija nuk duhet të ndalem me kaq

Futboll

Imeri: Shkëndija nuk duhet të ndalem me kaq

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 10:55
Imeri: Shkëndija nuk duhet të ndalem me kaq

Shkëndija nga Tetova pa shumë vështirësi siguroi kualifikim në 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë, pasi mundën 2:0 Kozhufin në Gjevgjeli. Besart Ibraimi dhe Omar Imeri shënuan golat e vlefshëm kualifikim që në pjesën e parë të takimit, për të menaxhuar në vazhdim lojën dhe energjinë. Për Omar Imerin ky ishte goli i parë zyrtarë me fanellën e Shkëndijës dhe sulmuesi i ri nuk ka fshehur kënaqësinë që gjeti rrjetën dhe ndihmoi ekipin të kalojë më tej.

“Shkëndija gjithmonë kërkon të fitojë gjithçka dhe këtu erdhëm për të fituar. Shënuam shumë herët golat dhe në pjesën e dytë vetëm menaxhuam lojën për të siguruar me meritë kualifikimin në raundin e rradhës”, deklaroi Omeri, duke folur në vazhdim për golin e parë me Shkëndijën.

“Sigurisht që jam shumë i kënaqur që gjeta golin e parë dhe ndihmova ekipin të fitojë. Është ndjenjë e bukur, por edhe motiv për të vazhduar më tej me punë. Normal nuk duhet të ndalem me kaq. Përkundrazi, të vazhdoj të punoj për të shënuar edhe më shumë për këtë fanellë dhe këtë klub”, përfundoi Imeri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat