Inter synon dyshen meksikane

Futboll

Inter synon dyshen meksikane

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 13:30
Hector Herrera dhe Hirving Lozano

Inter tenton goditjen dyshe meksikane.

Kështu shkruajnë mediat italiane, sipas të cilave zikaltrit ndjekin me interes mesfushorin e Portos, Hector Herrera dhe talentin e PSV, Hirving Lozano.

Herrera, kontrata e të cilit përfundon qershorin e ardhshëm, mund të tentohet të afrohet me parametër zero.

Ndërkohë, rruga për të arritur te Lozano duket se nuk do të jetë e lehtë për italianët, pasi, përveç kërkesave të larta të skuadrës holandeze, Interi duhet të bëjë llogaritë edhe me konkurrencën e lartë, pasi janë të shumta ekipet që interesohen për 23-vjeçarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat