Modric dëshiron t’i bashkohet Interit në janar

Futboll

Modric dëshiron t’i bashkohet Interit në janar

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 12:10
Luka Modric

Duket se tratativa mes Luka Modricit dhe Interit nuk ka përfunduar.

Kështu së paku raportojnë mediat italiane, që besojnë se dëshira e lojtarit do të ndikojë që ai ta kalojë te Interi.

Tentimet e Interit për të transferuar lojtarin pritet të vazhdojnë në janar.

Ylli kroat ka treguar interesim për të rihapur bisedimet në fillim të afatit kalimtar dimëror dhe aty do të përfshihet edhe presidenti Florentino Perez.

Modric besohet se është i intriguar nga mundësia për të sfiduar Juvntusin e Ronanldos në Serie A.

Kroati ka karkuar kalimin te Interi edhe gjatë verës, por transferimi nuk u realizua pasi që Florentino Perez bllokoi kalimin madje e quajti të pabesueshëm formën që Interi ka kërkuar ta marrë lojtarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat