George Weah rivesh fanellën e kombëtares

Futboll

George Weah rivesh fanellën e kombëtares

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 10:56
George Weah

Legjenda e futbollit botëror George Weah i është kthyer futbollit të luajtur dhe ka veshur për herë të fundit fanellën e kombëtares së Liberisë, 15 vjet pas tërheqjes nga futbolli.

Fituesi i Topit të Artë, i cili këtë vit është bërë president i Liberisë, veshi fanellën e zakonshme me numër 14 në një miqësore kundër Nigerisë këtë të martë. Ishte një miqësore jozyrtare, por Nigeria kishte grumbulluar disa lojtarë me emër dhe ishte superiore, duke fituar 2-1.

Gjithsesi, shfaqja ishte e gjitha për Weah, i cili luajti thuajse gjithë ndeshjen, para se të zëvendësohej mes brohoritjeve të publikut. Paksa mbi peshë, natyrisht, sepse tashmë është 51 vjeç, por ish-sulmuesi legjendar emocionoi sërish tifozët, edhe pse nuk pati fat, sepse pas daljes së tij Liberia fitoi penalltinë që shkurtoi disavantazhin.

Ishte ndeshja e fundit kur Liberia përdori numrin 14, që nuk do të vishet më nga asnjë futbollist, në nderim të Weah, i cili u zbulua nga Arsene Wenger 30 vite më parë dhe shkoi te Monaco, ndërsa më pas kaloi te PSG dhe arriti kulmin e karrierës te Milan-i, ku fitoi edhe Topin e Artë dhe u bë Futbollisti i Vitit nga FIFA, duke qenë futbollisti i vetëm afrikan që i ka fituar këto dy çmime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat