Përballet me policinë

Futboll

Përballet me policinë

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 10:52
Munir El Haddadi

Sulmuesi i Barcelona-s Munir El Haddadi është detyruar të përballet me policinë, për shkak se refuzoi të paguante faturën prej 16.000 eurosh në përfundim të festës për ditëlindjen e tij, zhvilluar në Madrid fundjavën e shkuar.

Sipas El Mundo, sulmuesi 23-vjeçar pretendonte se kishte shpenzuar vetëm gjysmën e shifrës që i kërkohej, për rreth 30 të ftuarit në festë, ndaj nisi një grindje që çoi te thirrja e policisë. Në fund gjithçka u mbyll me futbollistin që pagoi 1.000 euro më pak.

Festa u zhvilluar në klubin e natës Tiffany në Bulevardin Doctor Arce dhe sipas Munir stafi i lokalit kishte fryrë faturën duke nxjerrë shumë ushqime e pije që futbollisti nuk i kishte kërkuar. Megjithatë, Munir vendosi të paguajë, për të mos rrezikuar denoncimin dhe problemet pasuese.

Munir ka lindur afër Madridit, por është transferuar në akademinë e Barcelonës në vitin 2011, duke debutuar 3 vite më vonë. U konsiderua talent i madh, u grumbullua edhe nga Spanja, por rritja e tij u ndal për shkak të mungesës së hapësirës dhe pasuan huazime dhe Valencia dhe Alaves. Sezonin e fundit Munir shkëlqeu, me 10 gola në 33 ndeshje kampionati, ndërsa tani është kthyer te Barcelona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat