Zbulohet e ardhmja e Ilkay Gundogan

Futboll

Zbulohet e ardhmja e Ilkay Gundogan

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 10:20
Ilkay Gundogan

Ilkay Gundogan ka refuzuar mundësinë për të shkuar te Barcelona dhe në janar do të rinovojë kontratën me Manchester City.

Mesfushori ka edhe dy vite kontratë në “Etihad Stadium”, ku merr 100 mijë euro në javë dhe gjithashtu ka pasur oferta nga AC Milan dhe klube në Bundesliga.

“The Sun” ka shkruar sot se 27-vjeçari ka hedhur poshtë çdo mundësi për t’u larguar nha kampionët e Anglisë, sepse dëshiron të vazhdojë punën me trajnerin Pep Guardiola, i cili e mori nga Dortmund në vitin 2016 kur zbarkoi në Premier League.

Gundogan fitoi titullin kampion dhe Kupën e Ligës në sezonin e kaluar ku shënoi gjashtë gola në 48 ndeshje zyrtare të luajtura në të gjitha veprimtaritë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat