Willian dëshiron të qëndrojë te Chelsea edhe për shumë vite

Futboll

Willian dëshiron të qëndrojë te Chelsea edhe për shumë vite

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 10:15
Williani

Edhe pse tash e disa javë tregu i transferimeve ka përfunduar, lojtarët ende pyeten për prapaskenat që kanë ndodhur gjatë verës.

Williani ishte një nga lojtarët më të përfolur për t’u larguar nga Chelsea, por që në fund ai vendosi të qëndrojë.

“Shumë persona kanë folur dhe shkruar shumë, por unë kurrë nuk kam thënë se dua të largohem nga Chelsea”.

“Për më tepër, unë gjithmonë e kam konfirmuar se jam i lumtur dhe dua të qëndroj”.

“Jam këtu që pesë vite, dua të qëndroj edhe në pesë vitet e tjera, edhe pse kam vetëm dy vite të mbetura në kontratën time”.

“Do qëndronit sikur të ishte Conte? Nuk besoj”, ka thënë Willian për The Sun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat