Rikthehet titullar me kombëtaren, Milan i ofron kontratë të re

Futboll

Rikthehet titullar me kombëtaren, Milan i ofron kontratë të re

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 00:20
Giacomo Bonaventura

Giacomo Bonaventura raportohet se është në negociata për të rinovuar kontratën e tij aktuale me Milan deri në qershor të vitit 2022.

Ai që tashmë është shndërruar në emblemën e këtij Milani, sapo mbushi 29 vjeç dhe është i lidhur në San Siro deri në 2020, së fundmi ka tërhequr vëmendjen dhe ka ngjallur interesimin e disa klubeve jashtë Italisë.

Me shanset e tij për të luajtur edhe me përfaqësuesen e Italisë, të shtuara me ardhjen e trajnerit Roberto Mancini në krye të azzurrëve, kuqezinjtë janë të bindur se vlera e futbollistit do të rritet ndjeshëm në merkato.

“Jack” konsiderohet si një pjesë kryesore e skuadrës së trajnerit Gennaro Gattuso, i aftë të luajë në shumë zona të mesfushës, madje edhe në pozicione sulmuese.

Referuar “La Gazzetta dello Sport”, bisedimet synojnë që të zgjasin kontratën edhe me dy vite të tjera, shoqëruar me një rritje të pagës së mesfushorit.

Bonaventura u transferua te Milan nga Atalanta në ditën e fundit të merkatos së vitit 2014 për shumën e €7 milionë, vetëm pak minuta pasi Inter ishte dorëzuar në tentativën për të blerë futbollistin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat