Agnelli: Lojtari që më pëlqen më së shumti është Mandzukic

Futboll

Agnelli: Lojtari që më pëlqen më së shumti është Mandzukic

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 23:49
Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka thënë se e admiron Mario Mandzukicin.

Sipas tij ai dëshiron të fitojë çdo garë në të cilën ai merr pjesë, ashtu si Juventusi.

Kroati ka ardhur pas sukseset në Kupës së Botës dhe po gjen më shumë hapësira ??te Juve edhe pse tani është aty Cristiano Ronaldo.

“Mario është një djalë i jashtëzakonshëm. Unë e adhuroj atë”.

“Nuk ka shumë gjera tjera që duhet të thuash për të. Ai dëshiron të fitojë çdo garë në të cilën ai merr pjesë, ashtu si ne këtu në Juventus “.

I pari i Juventusit e lavdëroi Kroacinë jo vetëm për futbollin, por edhe për sportet e tjera.

“Të gjithë e duam atë që Kroacia e ka arritur, pasi arritja në Final është e mrekullueshme duke marrë parasysh numrin e popullsisë”.

“Kroacia ka kampionë në shumë sporte dhe është e njohur në nivel global për këtë. Mario është një nga talentet e tyre më të mëdha dhe ka vendosmëri të madhe”, ka thënë Agnelli për La Gazzetta dello Sport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat