Abrashi u kthye më i fortë

Futboll

Abrashi u kthye më i fortë

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 17:27
Abrashi u kthye më i fortë

Amir Abrashi mund të jetë një nga lojtarët më të pafat në vitet e fundit. Ai kaloi nga Grasshopper-i te Freiburgu në vitin 2015.

Një lëvizje mjaft e mirë, pasi ishte një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën e mesfushorit. Ai i mori hapat një nga një dhe bëri lëvizjen e duhur. “Pitbulli” e nisi sezonin si titullar në Bundesliga 2. Ai luajti në 33 ndeshje, nga të cilat i nisi si titullar të gjitha.

Një vit më vonë në Bundesligë mori sërish minutat e tij, pasi luajti në 20 ndeshje nga të cilat 16 si titullar. Sezonin e kaluar karriera e tij mori dhe një goditje të fortë. Dëmtim i keq në fillim të sezonit. Abrashi u kthye më i fortë, pasi arriti të fitonte formacionin sërish, por në momentin e tij më të mirë u dëmtua sërish. Një dëmtim që nuk e ka kaluar ende. Ai e mbylli sezonin e shkuar me 12 ndeshje, 11 nga të cilat si titullar.

Këtë vit, Abrashi ende nuk është grumbulluar për asnjë ndeshje, pasi nuk ka arritur të kapë ritmin e të tjerëve. Në Gjermani nuk e kanë humbur besimin te lojtari, pasi po presin që të rikuperohet. Mesfushori është përdorur në disa evenimente bamirësie nga klubi gjerman. Në fakt, lojtari do të ketë një detyrë të re sërish, pasi është përzgjedhur nga Freiburgu për të shpërndarë autografe për fansat e gjermanëve. Më datë 19 shtator, Abrashi do të ndajë momente të bukura me fansat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat