Simeone konfirmon: Do të drejtoj Interin

Futboll

Simeone konfirmon: Do të drejtoj Interin

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 14:14
Simeone

Diego Simeone si trajner i Interit. Kjo fjali është si muzikë për veshët e tifozëve zikaltër, të cilët ëndërrojnë ta shohin “Cholon” në stolin e ekipit të tyre të zemrës.

Vetë Simeone në një intervistë për mediat spanjolle, konfirmoi se në të ardhmen ai do ta drejtojë Interin.

“Gjithmonë e kam thënë se një ditë do të jem trajner i Interit, por në këtë moment të jetës time po kaloj një periudhë fantastike tek Atletico. Këtu mendoj se mund të më pushojnë nga puna edhe nesër. Kjo më jep stimuj, sepse kur ka sfidë, unë marr shtysa të reja”, thekson Simeone.

Jo vetëm e ardhmja e tij, por dhe e tashmja. Simeone nuk ngurron të shprehë pakënaqësinë e tij, për mospërfshirjen e Antoine Griezmann tek 3 më të mirët e çmimit FIFA The Best. Gjithashtu argjentinasi foli për objektivat me Atleticon e tij e lojtarët që ka në dispozicion:

“Antoine Griezmann është më i miri në botë për sezonin që ka bërë. Ai është kampion bote, ka fituar Europa League, Superkupën e Europës, dhe ishte lojtari më i mirë në finalen e Botërorit. Kemi një grup fantastik me lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Synimi ynë është finalja e Champions, por varet si do të shkojë dhe sezoni”, tha ai.

Kampionati spanjoll nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për Atleticon. Skuadra madrilene ka marrë 4 pikë në 3 ndeshjet e para, e madje në ndeshjen e fundit është mundur 2-0 nga Celta Vigo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat